Mbyllet me sukses samiti i BE | Lajme - News

2020-08-02 0

Pas kater ditë dhe katër netë negociata të vështira, liderët e Bashkimit Europian arritën marrëveshjen për fondin e rimëkëmbjes pas pandemisë dhe buxhetin e unionit 2021-2027. Nga 750 miliardë Dollarë që ka në total fondi i rimëkëmbjes, më në fund u ra dakord që 390 miliradë Euro do të jenë grante, pjesa tjetër kredi. Kuse buxheti për 7 vitet e ardhshme do të jetë 1.074 miliardë Dollarë. Për Presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel dhe Presidenten e Komisonit, Ursula Von der Leyen, ky është nje moment historik për Europën. Charles Michel: Unë besoj se kjo marrëveshje do të shihet si një moment kryesor në rrugëtimin e Evropës, por gjithashtu do të na udheheqë drejt së ardhmes. Në fakt, është hera e parë në historinë evropiane, që buxheti ynë do të lidhet qartë me objektivat tona klimatike, hera e parë që respektimi i sundimit të ligjit është një kriter vendimtar për shpenzimet e buxhetit?.
Ursula Von der Leyen: ?Edhe pse të gjithë këtu jemi të lodhur, jemi të vetëdijshëm që ky është një moment historik për europën. Jemi në krizën më serioze shëndetësore dhe ekonomike, por Europa diti t?i përgjigjet me forcë kësaj krize të paparë?.
Për Kancelaren gjermane Angela Merkel dhe Presidentin francez Emmanuel Macron marrëveshja tregoi se blloku është i unifikuar.
?Ne vendosëm kursin për themelet financiare të Bashkimit Evropian për 7 vitet e ardhshme dhe në të njëjtën kohë kemi dhënë një përgjigje për krizën më të madhe në historinë e Bashkimit Evropian në formën e fondit të rimëkëmbjes. Dhe unë mendoj se kemi treguar që tani jemi në gjendje të krijojmë besueshmëri?.
?Ky ishte samiti mbase më i gjatë ndonjëherë, por përfundimet e tij janë historike. Për herë të parë kemi vendosur një plan rimëkëmbje kolektive?.
I lumtur me marrëveshjen u shpreh edhe Kryeminsitri i Holandës, Mark Rutte. Ai bashkë me vendet e tjera si Austria, Suedia, Danimarka dhe Finlanda, këmbëngulën që ndihma për Italinë, Spanjën dhe vendet e tjera mesdhetare që morën barrën e pandemisë duhet të ishte kryesisht në kredi, jo në grante të pakthyeshme. Plani i rimëkëmbjes ka tashmë një tjetër pikë të vështirë për të kaluar , Parlamentin Europian, pasi duhet të ratifikohet nga të gjitha vendet anetare.
Tv Klan

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/